Strugë, nuk mbështeten disa plane të kryetarit Ramiz Merko

Maqedonia

Strugë, nuk mbështeten disa plane të kryetarit Ramiz Merko

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:41
Struga

LSDM-ja dhe Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk do të mbështetin projekte që do të shkaktonin dëme të shumta në bregun e liqenit në Strugë.

LSDM madje paralajmëron se mund të largohet nga koalicioni me BDI-në, nëse nuk ndryshohen disa çështje për të cilat angazhohet kryetari Ramiz Merko.

Koalicioni LSDM-BDI në Strugë është duke përjetuar krizë dhe kjo kuptohet edhe nga fakti se në seancën e fundit, disa pika të rëndësishme nuk u votuan nga LSDM-ja.

Nikolina Vellkovska nga LSDM e Strugës thotë se koalicioni është bërë për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa personale, prandaj edhe mund të ndodh që të prishet, duke shtuar se asgjë nuk do të mbështetin, nëse është e kundërligjshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat