Mbështetje parlamentare bullgare për euro-integrimet e Maqedonisë

Maqedonia

Mbështetje parlamentare bullgare për euro-integrimet e Maqedonisë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:50
Pamje nga takimi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, gjatë vizitës zyrtare në Sofje pati takim miqësor, dhe takim shumë transparent me nikoqirët e vet, me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontrollin e Fondeve Evropiane, e udhëhequr nga z. Kristija Vigenin. Në takim ishin këmbyer ideja, mendime dhe trajnime të mira dhe edhe njëherë ishte e përcaktuar se integrimi dhe përparimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor janë në fokus të prioriteteve të Republikës Bulgarisë.

Deputetët Nga Komisioni i Asamblesë popullore të Republikës së Bullgarisë e shprehën gatishmërinë e tyre me hapa konkret të fillojnë bashkëpunim me Komisionin e vet partner për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe t’i ndihmojnë në ndërtimin e kornizës institucionale para fillimit të procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimit Evropian, në bazë të leksioneve të mësuara nga Republika e Bullgarisë.

Grubi në kuadër të vizitës oficiale të Republikës së Bullgarisë u takua edhe me Grupin për miqësi Bullgari-Maqedoni në Asamblenë Popullore të Republikës së Bullgarisë, në krye të së cilës gjendet z. Boris Vangjellov.

Në takim u konkludua se dërgimi i sinjaleve të qarta të bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy shteteve do të tregojë se qëllimi ynë strategjik është që të ndajmë vlera të përbashkëta në NATO dhe Bashkimi Evropian. Ata u pajtuan se bashkëpunimi konstruktiv me opozitën dhe ndërtimi i konsensusit për çështjet kyçe mbetet i domosdoshëm për procesin eurointegrues të suksesshëm dhe ndërtimin e ardhmërisë të qëndrueshme për vendin
.
Grubi realizoi takim edhe me kryetarin e Asamblesë Popullore të Republikës së Bullgarisë, z. Emil Hristov dhe znj. Xhema Grozdanova, kryetare e Komisionit për politik të jashtme. Në mbledhje mbisundonte qëndrimi se duhet të ndërtohen ura të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet ndërmjet dy shteteve dhe ndërmjet dy asambleve si dhe se aktivitetet duhet të shënojnë intensitet dhe të dinamizohen në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat