Maqedoni: Njëmbëdhjetë dëshmitar dëshmuan për rastin “Tanku”

Maqedonia

Maqedoni: Njëmbëdhjetë dëshmitar dëshmuan për rastin “Tanku”

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:55
Nikola Gruevski

Njëmbëdhjetë dëshmitar të mbrojtjes në rastin “Tanku” sot dhanë dëshmi për pesë orë në Gjykatën Penale.
Ata treguan se blerja e Mercedes të ri ishte i nevojshëm, pasi automjeti i vjetër disa herë ishte prishur dhe nuk ishte i sigurt për transportin e personaliteteve “VIP”.

Dëshmitari Danço Petrov, i cili ishte anëtar i sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, tha se “Mercedesi” i vjetër shpesh ishte prishur, i’u bllokonin frenat dhe rrotat.

Në pyetjen e Prokurores na PSP, Stevço Donev se “Mercedesi” i ri ishte blerë për delegacionet e huaja, Petrov tha se ka qenë për delegacionet e huaja dhe se këtë e ka kuptuar nga konferenca e shtypit kur është blerë “Mercedesi”. Tha se shumë pak e ka përdorur Gruevski, eventualisht kur kishte probleme “Mercedesi” i vjetër, ose për rrugëtim në vendet fqinjë.

Seanca e re do të mbahet të hënën me 23 prill ku pritet të dëshmojnë edhe dëshmitar tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat