Shekerinska pret mbështetje pa rezervë nga SHBA-ja për pranimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Shekerinska pret mbështetje pa rezervë nga SHBA-ja për pranimin e Maqedonisë në NATO

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:20
Radmilla Shekerinska

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pret mbështetje pa rezervë nga SHBA-ja për pranimin tonë në NATO.

Duke e komentuar deklaratën e ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias se deri në qershor nuk do të arrihet kompromis për emrin, Shekerinska përmendi se për Greqinë nuk është aq problem anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian sa ekzistojnë shanse më të mëdha që të na bllokojnë për hyrjen në NATO.

“Qëndrimi ‘pro’ për BE-në dhe ‘jo’ për NATO-n është qëndrim që e përfaqëson edhe Rusia”, tha Shekerinska dhe shtoi se nëse gjendet zgjidhje deri në qershor do t’i jepet shans për kthesë të situatës në korrik kur mbahet Samiti i Aleancës. Çdo anulim mund ta ndërrojë situatën në terren”, tha Shekerinska, duke theksuar se kushtet aktuale janë më të volitshme, ndërsa më tej ndërrohen situatat, për shembull edhe në dy vendet pritet zgjedhje.

Maqedonia insiston anëtarësimin në NATO, e jo në disa forma tjera të aleancës, si për shembull, anëtarësimi asociativ siç ka Suedia.

Shekerisnka në brifingun e sotëm ,e gazetarët informoi për vizitën e saj të ardhshme në SHBA, e cila do të realizohet nga 26 prill deri më 2 maj, ndërsa në kuadër të së cilës do të ketë takime edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Matis.

Ajo në SHBA udhëton me ftesë të Matis. Kjo do të jetë vizita e parë e një ministri të Mbrojtjes së Maqedonisë në SHBA nga viti 2012 edhe atë në periudhë mjaft të rëndësishme për vendin para Samitit të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat