Monika: Kanabisi është ilaç, më arrestuan pa arsye

Maqedonia

Monika: Kanabisi është ilaç, më arrestuan pa arsye

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

“Unë e bëj këtë për fëmijët e sëmurë, kanabisi nuk është drgoë, ai është ilaç. Marihuana i bën njerëzit më të mençur”, tha Monika, pas daljes nga stacioni policor, e cila u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Monika me emrin artistik “Konopova”, gazetare e diplomuar dhe magjistre në produksionin filmik, është vajza që pinte publikisht kanabis nëpër rrugët e Shkupit, edhe atë publikoi video live në Facebook.

Ajo dje u arrestua nga përfaqësues të MPB-së në Parkun e Qytetit, si aktiviste për legalizimin e marihuanës, e cila shpërndante fletushka për kanabisin.

Ajo informoi se policia i ka bërë kontrolle në shtëpinë e saj, ndërsa nuk i kanë gjetur asgjë. Monika kishte thënë se është aktiviste dhe nuk është dilere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat