Diaspora e Strugës: Duart larg nga pronat e popullit

Maqedonia

Diaspora e Strugës: Duart larg nga pronat e popullit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Me shqetësim ndjekim zhvillimet e fundit në Strugë, ku veç kanë filluar abuzimet përreth liqenit të Ohrit.

Kultura e zaptimit dhe rrënimit të pronës publike për fat të keq në komunën e Strugës ka filluar të bëhet pjesë e strategjisë së kryetarit Merko, e përkrahur edhe nga partneri i kualicionit LSDM.

Rikujtojmë se Struga me rrethinë dhe pasuritë natyrore të saj, nuk janë pronë private e Ramiz Merkos dhe njerëzve të tij, ashtu siç nuk ështe pronë private as e qeverisë së Maqedonisë. Struga është e qytetarëve Strugan, pa marr parasysh etnitetin apo fenë. Për këtë do të binden autoritetet komunale kur të ballafaqoheni me ekspertët juridik që do të angazhojë

“Diaspora për Strugën” për të mbrojtur pronën publike dhe të drejtën ligjore në raport me projektet abuzive të komunës së Strugës.

Nuk do të lejojmë që “nëntoka dhe oligarkët partiak” në mënyrë të shëmtuar të uzurpojnë Pronën publike në vendlindjen tonë, të prishin Florën dhe Faunën në Bregun e liqenit të Ohrit.

Zotit Ramiz Merko dhe kuadrit të tij qeverisës i bëjmë thirrje të ndalojë menjëherë çdo akt abuziv dhe kundërligjor që prish Strugën, në të kundërt do të lëshojmë padi penale kundër komunës së Strugës, kryetarit të komunës Ramiz Merko, shefit të sektorit Urbanistik, si dhe kundër qeverisë së Maqedonisë dhe Ministrive përkatëse të lëndës.

I bëjmë thirrje edhe partisë së kualicionit, LSDM, që të distancohet nga BDI në këshillin komunal, të shqyrtojë edhe një herë kualicionin me krimin institucional.
LSDM si parti reformuese që pretendon të jetë, bie ndesh me parimet e shtetit ligjor për shkak se si pjesë e kualicionit, është bashkë-autor i krimit që ju bëhet qytetarëve të Strugës. Nuk e dimë a ka kuptuar LSDM se BE nuk toleron angazhim deklarativ për integrim në familjen Europiane dhe njëkohësisht të bashkëpunojë me krimin. Politika komunale bëhet në të mirën e qytetarëve dhe për këtë duhet të deklarohet shefi i partisë Zoran Zaev dhe të sqarohet se a është edhe ai i interesuar që t’ju bëhet krim qytetarëve të Strugës?
Po e pyesim hapur, të na pergjigjet.

Diaspora për Strugën do të njoftojë edhe organizatat botërore për mbrojtje të ambientit jetësor siç është UNESCO dhe WWF, si dhe ambasada të huaja perëndimore, veçanërisht BE-në, ndaj të cilëve Maqedonia ka detyrime të pa shlyera.

Diaspora për Strugën do të jetë kurdoherë pranë Struganëve dhe lobues i Strugës dhe të drejtës qytetare.

Diaspora për Strugën
Kryesia Qendrore
Sektori për të drejtë Juridike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat