Çështja e emrit, Ramadani: Drejt zgjidhjes deri në qershor; Arsovski: Zgjidhja e pamundur të parashikohet

Maqedonia

Çështja e emrit, Ramadani: Drejt zgjidhjes deri në qershor; Arsovski: Zgjidhja e pamundur të parashikohet

Më: 21 prill 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Analistët politik të vendit me vlerësime të ndara për përmbylljen e çështjes së emrit deri në qershor kur pritet të mbahet samiti i BE-së, që Maqedonia të marrë datën për çeljen e bisedimeve.
 
Analisti politik Ismet Ramadani thotë se qasja e politikanëve në Maqedoni është serioze, drejt zgjidhjes për të ardhmen e vendit.                                                                                     
“Të gjitha subjektet e kyçura në zgjidhjen e çështjes së emrit qasjen e kanë serioze që do të thotë se duhet të zgjidhet çështja e emrit. Këtu kuptohet se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise të cilat ndoshta për momentin nuk I kënaqin interesat e të gjithëve mirpo e ardhmja sigurisht se do të jep rezultate të atilla që definitivisht është e arsyeshme të zgjidhet çështja e emrit”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
 
Analisti Petar Arsovski shprehet paksa skeptik. Ai konsideron se nuk duhet sakrifikuar cilësinë e zgjidhjes për kohën e paktë që ka mbetur. 
                           
“Bisedimet me Greqinë po shkojnë në drejtimin e duhur, megjithatë sa I përket dinamikës se a do të mund që deri në qershor të arrihet marrëveshje, është e pamundur të parashikohet, pasiqë edhe pse disa çështje janë të mbyllura, ato që mbeten të hapura mund të marrim më shumë kohë. Mendoj se  nuk duhet të lidhemi për data pasiqë nuk duhet të sakrifikojmë cilësinë për shpejtësinë”, thekson analisti politik Petar Arsovski.
 
Vlerësime të ndara vijnë edhe për ndikimin europian ndaj Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
 
Përderisa Ramadani konsideron se interes edhe i Europës është të mbyllet kontesti, Arsovski thotë se ndikimi I BE-së është I kufizuar.                                                   
“Ndoshta ata drejtëpërdrejtë, publikisht nuk bëjnë ndonë presion, por unë mendoj se kanë kanalet e tyre të ndikimit në Greqi, kuptohet që edhe në maqedoni duhet të ndikohet, edhe tek udhëheqësia më mirë të themi te opozita maqedonase që të zgjidhet çështja e emrit sepse interesi është kohën e fundit edhe i përbashkët”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
 
“Ndikimi i Bashkimit Europian ndaj Greqisë është i kufizuar për dy arsye pasiqë ata janë në një raport specifik për shkak të krizës financiare në Greqi dhe arsyeja e dyta daton nga 2008-ta ky ndikim ishte I madh por Greqia vendosi që interesat e saj janë më të rëndësishme se sa imazhi I saj në BE”, thekson analisti politik Petar Arsovski.
 
Së fundmi janë intensifikuar bisedimet dypalëshe në nivel ministrash midis Maqedonisë dhe Greqisë për gjetjen e zgjidhjes.
 
Për këtë muaj është paralajmëruar edhe një takim midis ministrave Dimitrov dhe Kocias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat