Ikja e kuadrit mjekësor zgjon Ministrinë e Shëndetësisë

Maqedonia

Ikja e kuadrit mjekësor zgjon Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:03
Venko Filipce

Largimi i mjekëve të rinj dhe personelit mjekësorë nga vendi, zgjoi nga gjumi Ministrinë e shëndetësisë, e cila zotohet se do të ndërmarrë masa konkrete për uljen e numrit të kuadrit mjekësor që synon largimin nga vendi. Këto masa i prezantoi vet Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce një ditë pasi Alsat njoftoi për një interesim shumë të lartë të mjekëve dhe infermierëve të diplomuar që janë të interesuar të punojnë në shtetet e Evropës, veçanërisht në Gjermani. Një ndër masat me konkrete sipas ministrit do të jetë rritja e pagave.

Ajo çfarë tani veçse kemi filluar ta bëjmë është që kemi rritur kujdestarinë, me të vërtetë çmimet për mundin në ndërrimin e natës që i merrnin edhe mjekët edhe infermieret ishin qesharake.  Të gjitha të hollat do t’i investojmë në mjekët dhe infermieret tona për pagat e tyre. Si hap I ardhshëm do të jetë rritja e pagave nga muaji shtator. të investojmë pikërisht në të punësuarit në shëndetësi.  Punësime të reja sipas një harte të saktë të institucioneve të shëndetësisë në vendin tonë.  Në fillim të verës ose në vjeshtë do të ketë numër të madh të punësimeve edhe të mjekëve edhe të infermiereve – tha Venko Filipce, Ministër i shëndetësisë.

Një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve të diplomuar tashmë me vite janë të pakënaqur nga kushtet, nga paga por edhe nga respekti i cili nuk ekziston më ndaj mantelit të bardhë.

Jam i interesuar që të shkojë në Gjermani, kam kryer shkollën e infermierisë. Kam konkurruar në shumë vende por s’ka pas. Tre vite kam që kam diplomuar. Për kushte më të mira po shkoj. Në Gjermani është jeta më e mirë, kushtet janë më të mira. Këtu nuk kemi kushte, rroga është e dobët për atë kemi vendosur të shkojmë – deklaroi Fatlum Memishi, Mjek i Diplomuar – deklaroi Fatlum Memishi, mjek i diplomuar.

Nga viti në vit sa vjen e rritet numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët lëshojnë vendin. Nga ana tjetër shumë mjekë të diplomuar nuk gjejnë punë krahas nevojës së madhe. Të dhënat e fundit të Odës së Mjekëve kanë treguar se nga 220 studentë të mjekësisë të cilët diplomojnë, 173 prej tyre kërkojnë të punojnë në shtete e Bashkimit Evropian. Pavarësisht këtij alarmi, sistemi shëndetësor assesi të zbatojë reforma thelbësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat