“Britmat” e shqiptarëve për drejtësi nuk i dëgjon Komisioni Evropian

Maqedonia

“Britmat” e shqiptarëve për drejtësi nuk i dëgjon Komisioni Evropian

Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:27
Protesta

Protestat e njëpasnjëshme në disa raste dhe masive të organizuara së fundmi nga qytetarët shqiptarë të pakënaqur nga sistemi i drejtësisë i Maqedonisë, nuk janë përfshirë në Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, shkruan gazeta Koha. Bashkësia ndërkombëtare në Raportin e progresit drejtuar Maqedonisë, thotë se Qeveria e re ka shprehur vullnet të mirë për zbatimin e “Reformave Urgjente Prioritare”.

Pjesë e këtij raporti të KE-së, në masë të madhe janë vendimet e Qeverisë për krijimin e Strategjisë për reforma në gjyqësor (2017-2020) dhe formimin e Këshillit për zbatimin e këtyre reformave, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, përkundër miratimit të këtyre dokumenteve dhe Këshillave për realizim të reformave në gjyqësor, opinioni shqiptar vazhdon të ballafaqohet me vendime politike gjyqësore.

Shkeljet e njëpasnjëshme të Ligjit për procedurë penale dhe mos përfillja e palës mbrojtëse në rastin e Almirit nga Gjykata dhe Prokuroria e Kumanovës, respektivisht zhvillimi i një procesi selektiv gjyqësor, aspak nuk kanë zënë vend të Raportin e progresi të KE-së.

Për këtë arsye, javën e kaluar, para Parlamentit të Maqedonisë, në çastet kur përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini hyri në Parlament, një grup protestuesit nga nisma qytetare “Drejtësi për Almirin”, ia bënë me dije Mogerini se në vendin tonë edhe tutje shpallen vendime gjyqësor në baza etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat