DASH, kritika për gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut

Maqedonia

DASH, kritika për gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut

Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:30
DASH

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) theksohet "ana e errët" e vendit tonë. Tortura ndaj të burgosurve; ndërhyrja në privatësi; dhuna ndaj gazetarëve; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, korrupsioni dhe dhuna ndaj personave të komitetit LGBT ishin disa nga karakteristikat më të rëndësishme të vendit gjatë vitit të kaluar, sa i përket të drejtave të njeriut. Sipas raportit janë ndërmarrë disa hapa, por ka akoma probleme.

"Ka pasur disa hapa për të hetuar, ndjekur penalisht dhe për të dënuar zyrtarët të cilët kanë kryer abuzimet, përfshirë zyrtarë policor fajtorë për përdorim të forcës së tepërt, por imuniteti i disa personave vazhdon të mbetet problem i gjerë", thuhet në raportin e DASH.

DASH fillon raportin duke kritikuar ashpër vendin për kushtet çnjerëzore të burgjeve në vend, sidomos ato në burgun e Idrizovës, duke filluar nga kushtet jo-higjienike e deri tek korrupsioni i lartë dhe dhuna.

"Burgjet e vendit dhe qendrat e paraburgimit nuk arritën t’i përmbushnin standardet ndërkombëtare dhe në disa raste, kushtet janë çnjerëzore dhe degraduese", theksohet në raport.

Në raportin e DASH-it, me tone kritike përmendet 27 prilli i përgjakshëm dhe të gjitha ndodhitë që lidhen me të. Po ashtu përshkruhet edhe puna e PSP-së ku theksohen parregullsi të shumta në gjyqësor, si fakti se në disa raste gjykatat kanë lejuar që të dyshuar në funksione të larta t’i shpëtojnë dënimeve gjyqësore. Si shembuj përmenden rastet “Target” dhe “Fortesa”. Ndërsa përmendet se qytetarët merren në paraburgim pa iu kumtuar se cilat janë të drejtat e tyre

Sipas raportit, në sferën e mediave problem mbetet presioni i qeverisë mbi mediat, mosndëshkimi i autorëve të dhunës ndaj gazetarëve dhe tregu mediatik i ndarë në linjat e partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat