LSDM: Në 31 komuna do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit

Maqedonia

LSDM: Në 31 komuna do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:38
Ilustrim

LSDM përmes një kumtese për media thekson se qeveria dhe Ministria e Ambientit Jetësor janë angazhuar në realizimin e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën komunale në gjithë shteti, me qëllim që siç thonë, të ketë ambient dhe ujë të pastër për gjithë qytetarët.

“Në fazën fillestare ose përfundimtare gjithsej janë 31 projekte për ndërtimin ose rikonstruimin ujësjellësve, kanalizimeve dhe stacioneve pritëse, projekte me vlerë prej 17 milionë eurove. Asnjë komunë nuk do të harrohet. Manastiri, Gjevgjelia, Velesi, Gostivari, Struga, Kumanova, janë pjesë e 31 komunave, në të cilat këtë vit do të përfundojë rikonstruimi i ujësjellësve, kanalizimeve dhe stacioneve pritëse”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se gjitha aktivitetet vlerësohet që të mbulojnë kanalizimet nga 18 për qind sa është tani, në 40 për qind.

LSDM në fund shton se sigurimi i ujit të pastër, ajrit të pastër dhe ambientit jetësor për gjithë qytetarët është prioritet i lartë i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat