Zaev: Dështimi i marrëveshjes me Greqinë, nuk është fundi i botës

Maqedonia

Zaev: Dështimi i marrëveshjes me Greqinë, nuk është fundi i botës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:54
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”. Këto deklarata Zaev i bëri për gjencinë “France Press”

“Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”.

Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse mund të rrezikohet procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat