Multanowski: BE dhe NATO duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të rëndësishëm të çështjes së emrit

Maqedonia

Multanowski: BE dhe NATO duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të rëndësishëm të çështjes së emrit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:58
Jacek Multanowski

“Mendoj se ka vend për vendet e Ballkanit Perendimorë në BE dhe ai proces nuk duhet të ndalohet, për këtë arsye ne respektojmë punën tuaj dhe tentojmë ta promovojmë idenë se në BE ka stabilitet, zhvillim ekonomik dhe rritje të standardit jetësor”, kështu vlerëson ambasadori i Polonisë në Shkup, Jacek Multanowski.

I pyetur për ndikim rus në Ballkan, Multanowski në intervistën javore për REL tha se Rusia ka polirikë shumë agresive ndaj ballkanit dhe qëllimi i saj është që të ndalojë përparimin ndërkombëtar.

“Mund të themi se Rusia po bën një politikë shumë agresive në Ballkan dhe tentativat e tyre janë që të ndryshojnë zhvillimin ndërkombëtarë, gjithashtu dua të potencoj se ne si vend i BE dhe NATO-s duam të kemi raporte pragmatike me Rusinë, të kemi dialog por gjithashtu të respektojmë të drejtën ndërkombëtare, ajo që duhet vëmendje në raportet mes Maqedonisë dhe Greqisë e rëndësishme është që të ruhet stabiliteti në rajon, kuptoj se jo gjithë vendet anëtare në NATO duan që Maqedonia të bëhet pjesë e saj dhe e shfrytëzojnë këtë mundësi andaj BE dhe NATO duhet të shfrytëzojnë këtë rast”, tha mes tjeras Multanowski.

Ndërsa në pyetjen se anëtarësimi në NATO është garanci për tejkalimin e kërcënimeve të sigurisë, ambasadori polak tha se anëtarësimi në këtë aleancë paraqet siguri të plotë, pasi në krah qëndron edhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat