Burgu i Shuto Orizares, më mirë i burgosur se sa në paraburgim

Maqedonia

Burgu i Shuto Orizares, më mirë i burgosur se sa në paraburgim

Më: 22 prill 2018 Në ora: 20:22
Burgu i Shuto Orizares

Mbipopullimi i burgjeve, kushtet johigjenike dhe nën standarde, kujdesi mjekësor i pamjaftueshëm, mungesa e ndihmës juridike, moszbatimi i programeve të risocializimit janë vetëm një pjesë e problemeve që tregojnë trajtimin ç'njerëzorë dhe të papërshtatshëm të personave të dënuar ku përfshihen gjithashtu në kritikat që vazhdimisht i drejtohen të gjitha autoritetet e mëparshme për situatën në burgjet e Maqedonisë.

Shumë pak mund të shihet nga ajo që ndodh brenda. Sipas nivelit të sigurisë, nivelit të kufizimit të lirisë, burgu i Shuto Orizares e shfaq gjendjen se si janë burgjet në gjithë vendin.

Dënimin në këtë burg e mbajnë më shumë meshkuj deri në tre bite burg si dhe të dënuar deri në gjashtë muaj. Drejtori i burgut Gjoko Kotevski thotë se punë kryesore në këtë burg është paraburgimi sepse rreth 80% e rasteve janë si repart paraburgimi.

Me ligjin për amnesti numri i të dënuarve është zvogëluar shumë, nga drejtoria e burgjeve thonë se gjatë 15 viteve të fundit ka pasur deri në 200 të burgosur ndërsa kapaciteti i burgut është për 128 në të hapur.

Në paraburgim ka rreth 200 persona ndërsa kapaciteti është për 300 shtretër, por ka pasur edhe raste kur numri i të paraburgosurve ka qenë 460.

Sipas kushteve në repartin e paraburgimit Shuto Orizarja nuk mund të krenohet me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Qelitë në këtë pjesë nuk janë renovuar që kur është ndërtuar burgu pra nga viti 1969 vetëm se janë lyer disa dhoma.

Më alarmante është gjendja në paraburgimin e bllokut V si dhe në pjesën mes stacionit policor që njihet si blloku C ku kabllot e rrymës janë të shpërndara dhe shumë lehtë mund të vije deri tek ndonjë katastrofë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat