Shokuese, Visar Ganiu është kukull e kurdisur nga BDI?!

Maqedonia

Shokuese, Visar Ganiu është kukull e kurdisur nga BDI?!

Më: 22 prill 2018 Në ora: 21:21
Izet Mexhiti

Gjithë Çairi tani më e di një fakt të pamohueshëm – kryetari i komunës Visar Ganiu, mbetet të jetë një kukull e komunës duke mos pasur asnjë forcë politike dhe vendimmarrëse në komunë.

Shumë punonjës në këtë komunën, thonë se Ganiu është një kukull e kurdisur nga BDI, ku nuk ka asnjë peshë dhe forcë politike për vendimmarrje, ku sipas tyre ai tani më një kohë të gjatë edhe nuk vjen në zyrën e tij brenda hapësirave të komunës.

Sipas informatave jozyrtare, ish-kryetari i komunës Izet Mexhiti është personi i cili kontrollon çdo gjë në komunë dhe se ai e shfrytëzon edhe zyrën e Ganiut – duke e lënë këtë të fundit edhe pa kabinet të tij. Një kohë të gjatë Kryetari i Komunës, Visar Ganiu nuk është parë brenda hapësirave të komunës, kjo gjë lë të nënkuptohet se zyrën e tij e kontrollon dhe shfrytëzon ish-kryetari Mexhiti, duke e lënë pa zyre kryetarin e komunës Ganiu.

Vlen të theksohet, se një kohë të gjatë dega e Çairit në BDI është duke vluar me probleme nga fraksione të brendshme, ku as vet kryetari Ahmeti nuk po mund më ti kontrollon këto fraksione – dhe kjo përplasje mund të sjell edhe në përçarje të madhe në këtë degë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat