Dita Botërore e Librit, ministri Allagjozovski: Libri është mundësi e vetënjohjes

Maqedonia

Dita Botërore e Librit, ministri Allagjozovski: Libri është mundësi e vetënjohjes

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:41
Manifestimi qendror i Ditës Botërore të Librit në BNU "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup

Në Bilbiotekën Nacionale Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” sot u mbajt manifestimi qendror i Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit. Mesazhin e Maqedonisë këtë vit e dërgoi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili tha se sot ne festojmë mediumin që shekuj me radhë mundëson transmetimin e njohurive dhe përvojës universale.

“Në këtë ditë, njerëzimi feston lirinë dhe luftën për liri dhe emancipim në të njëjtën kohë. Në këtë luftë të përhershme, libri është një nga shtyllat më të rëndësishme të lirisë, vetënjohjes të njerëzve dhe lirisë së shprehjes dhe komunikimit”, theksoi ministri Alagjozovski.

Manifestimi qendror u mbajt në Bibliotekën Nacionale Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” ku u mbajt program i përgatitur nga Fakulteti Filologjik “Bllazhe Koneski”, nga Fakulteti i Artit Dramatik, Fakulteti i Artit Muzikor, Instituti “Konfuçi” në kuadër të USHKM-së dhe Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni.

Në manifestim është lexuar edhe porosia botërore që e dërgoi këtë vit drejtori gjeneral i UNESKO-s, Odre Azulle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat