Sektori i hotelierisë është kundër taksës për të drejtat hotelierike në Maqedoni

Maqedonia

Sektori i hotelierisë është kundër taksës për të drejtat hotelierike në Maqedoni

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Sektori hotelerisë kërkojnë të definohet kush do të paguaj taksa tek Shoqata për të drejta autoriale (SHDA) në kuadër kur organizohen dasma dhe solemnitete tjera, por kush i organizon personi tretë. Kërkohet shpenzimet e SHDA-së mos jenë në kurrizin e tyre, por në fakturën e këngëtarëve të mbrëmjes, ndërsa për organizimin për çështje humane, këto obligime mos të paguhen. Në kuadër të ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale çka po i përgatitën Ministria për Kulturë, Shoqëria për hoteleri dhe turizëm i vendosi si kërkesa.

“Sektori për turizëm dhe hoteleri nuk është reale me kërkesat për rritjen e shpenzimeve tek SHDA, sepse obligimet të cilat i paguajnë hotelet dhe restorantet janë të mëdha, përqindjet nuk janë të treguar në mënyrë reale, në aspektin e hoteleve dhe restoranteve” deklaroi Daniela Mihajlovska, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Shoqëria kanë vërejtje edhe në Rregulloren e vendosur për të drejtat autoriale. Në një pjesë nga ato për shembull kërkohet 4 për qind nga të ardhurat e kaluara që kanë fituar nga dasmat dhe solemnitete, ndërsa 9.6 për qind nga organizimi i maturave dhe festave nga diplomimet. Për ata këto obligime nuk janë reale dhe do të ndikojnë në shumë në financimin në punë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat