Maqedoni: Projektligji për të huajt mori dritë jeshile në leximin e parë

Maqedonia

Maqedoni: Projektligji për të huajt mori dritë jeshile në leximin e parë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Komisioni Kuvendor për mbrojtje dhe siguri dha dritën e gjelbërt pas leximit të parë të Projektligjit për të huajt. Ligji është pjesë e planit 3-6-9 dhe është dërguar më hërët për shqyrtim në Komisionin Evropian, vërejtjet e së cilës janë marrë parasysh. Ministri i Brendshëm, Oliver Spaskovski, si propozues i këtij ligji, thotë se Ligji për të huajt është i një rëndësie të veçantë për proceset integruese të Maqedonisë dhe në menaxhimin e një krize të mundshme të emigrantëve nga Lindja.

Projektligji për të huajt rregullon hyrjen e të huajve në vend, vizitën, qëndrimin, punësimin, arsimin, shkëmbimin e studentëve dhe kthimin e shtetasve të huaj që qëndrojnë ilegalisht në Maqedoni. Anëtarët e Komisionit deklaruan se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, qytetarët e huaj në Maqedoni do të gëzojnë më shumë të drejta. Neni 4 barazon të huajt e ligjshëm me qytetarët e vendit, si nga aspekti i detyrimeve ashtu edhe nga gëzimi i të drejtave dhe lirive.

Ministtritë, për Punë të Brenshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe për Arsim ishin kyçe për përgatitjen e këtijë Ligji. Ligji kaloi në Komision me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë të abstenuar dhe do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme të legjislaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat