Shilegov: Të holla për teleferikun në Vodno ka, problematike është pika fillestare e saj

Maqedonia

Shilegov: Të holla për teleferikun në Vodno ka, problematike është pika fillestare e saj

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:21
Ilustrim

Të holla për realizimin e fazës së dytë për teleferikun në drejtim të Vodnos ka, por problematike është pika e fillimit e teleferikut, vlerësoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai saktësoi se investimi për teleferikun nuk është nga Qyteti i Shkupit, por nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve dhe shtoi se nuk janë problem mjetet financiare për realizim, por problematike është që duhet të priten pyjet, si dhe lokacioni i përzgjedhur për pikën fillestare të teleferikut. Momentalisht, theksoi, ka dilema në atë drejtim.

“Projekti për teleferikun në Vodno ku si stacion i fillimit është vendosur parkingu tek Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët është absurd. Fëmijëve të cilët i shëroni nga sëmundjet e mushkërive duhet t’ju sillni veturat në hundë. Kjo është zgjidhje jofatlume”, tha kryetari Shilegov duke iu përgjigjur pyetjes në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ai theksoi se ka kufizime se teleferiku nuk mund të ecë mbi objekte, ndërsa siç tha në afërsi të linjës së paraparë gjendet edhe vila e Presidentit të Republikës së Maqedonisë që mund të shkaktojë problem në sigurinë e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat