Dimitrov pjesëmarrës në seancën urgjente të Këshillit të Evropës për skandalin korruptiv

Maqedonia

Dimitrov pjesëmarrës në seancën urgjente të Këshillit të Evropës për skandalin korruptiv

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Kuvendi i Këshillit të Evropës vendosi sot të mbajë debat urgjent për raportin e ekspertëve të pavarur rreth akuzave për korrupsion në mes eurodeputetëve.

Deri më tani është paralajmëruar se para Kuvendit do të drejtohet ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili gjithashtu do të përgjigjet edhe në pyetjet e eurodeputetëve.

Seanca urgjente është thirrur pas akuzave në raport ku nxjerrë në pah rrjetin e korrupsionit në mes eurodeputetëve. Skandali e morri emrin “diplomacia e ajvarëve” nga shkaku se deputetët kanë pranuar ryshfet në shuma të mëdha parash, qëndrime nëpër hotele, orë, dhurata të ndryshme por deri edhe tek ajvari për të fituar lobim në interes të vendeve të caktuara.

Maqedonia është e përfshirë në rastin me ish-deputetin Robert Valter i cili është njëri nga të akuzuarit që ka shkelur kodin e sjelljes dhe ka pranuar ryshfet.

Siç gazeta “Fokus”, Valter përmendet në kontekstin e aferës tjetër që shpërtheu në Maqedoni, zgjedhjen e Jovan Ilievski për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasbourg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat