Gjykimi për “Titanik 2”, shtyhet për më 10 maj

Maqedonia

Gjykimi për “Titanik 2”, shtyhet për më 10 maj

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:07
Gjykimi për “Titanik 2”

Gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013, është shtyrë për më 10 maj. Gjykatësi Ohnen Stavrov e pranoi kërkesën e mbrojtjes për shtyrje me qëllim që të mund ta shqyrtojnë tekstin e korrigjuar që në seancën e sotme e ndau prokurorja Fatime Fetai. Në tekstin e korrigjuar nuk është pjesa për pesë gjykatës nga Gjykata administrative, për të cilin gjykata nuk e pranoi aktakuzën të parashtruar nga PSP-ja.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, të akuzuar për rastin, paradite erdhën në Gjykatën penale.Përveç Thaçit dhe Mijalkovit, në këtë rast të akuzuar janë edhe ish-shefi i KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sashe Sërcev., të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në seancë. Lëndën e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e PSP-së e përfaqëson prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai. Sipas “bombave” që i publikoi LSDM-ja dhe të cilat janë pranuar si dëshmi në procedurën gjyqësore, Mijalkov dhe Thaçi janë dakorduar për votim të anëtarëve të KSHZ-së në lidhje me kundërshtimet e parashtruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat