Grubi: Jemi të vetëdijshëm se këtë vit nuk do të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Grubi: Jemi të vetëdijshëm se këtë vit nuk do të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:13
Artan Grubi

“Jemi të vetëdijshëm se këtë vit nuk do të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO, por duhet të fillojmë bisedimet me ta”, ka thënë Artan Grubi, njofton Makfaks, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, në të cilën është diskutuar për raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit.

“Ky rekomandim dallon nga ata shtatë të tjerët. Këtë vit është më i ndryshëm. Ne dhe Brukseli kemi të njëjtin qëllim. Opozita, pozita, të rinjtë, të moshuarit, shqiptarë, maqedonas, janë vendosur për një qëllim, për një jetë më të mirë”, ka thënë mes tjerash Grubi.

Ai shtoi se janë të kënaqur që përfundimisht e kanë kuptuar se nuk mund të ecet përpara me kontrollë mbi mediat, reoktratet, profesorët, studentët, organizatat, mësuesit, prokurorët dhe gjykatësit.

Ai tha se janë arritur reformat kyçe dhe me këtë sipas tij, është kthyer besimi i shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së në Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat