Sot vazhdon seanca për lëndën “Tanku”

Maqedonia

Sot vazhdon seanca për lëndën “Tanku”

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:03
Nikolla Gruevski,

Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seanca e re për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tanku”, ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.

Në seancën e sotme do të prezantohet edhe raporti i përgatitur nga ekspertët, ndërsa mbrojta përsësri do të prezantojë dëshmitë e shkruara.

Të akuzuarit akuzohen për blerjen e “mercedesit” luksoz me vlerë 600 mijë euro. Për blerjen e “mercedesit” opinioni e kuptojë nga “bombat” të cilat i paraqiti opozita e më hershme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat