Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seanca e radhës për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tanku”, ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.
Në seancën e sotme do të prezantohet edhe raporti i përgatitur nga ekspertët, ndërsa pala mbrojtëse do të prezantojë dëshmitë e shkruara. Të akuzuarit akuzohen për blerjen e veturës tip Mercedes, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 600 mijë eurosh.