Ambasadori Thimonier premton mbështetje për Maqedoninë

Maqedonia

Ambasadori Thimonier premton mbështetje për Maqedoninë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:24
Christian Thimonier

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Francës, Bertran Sor dhe Gregori Gallbadon, të cilët e udhëheqin grupin për miqësia franezo-maqedonase dhe ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, Christian Thimonier, e kanë vizituar komunën e Manastirit dhe realizuan takim me kryetaren e Komunës, Natasha Petrovska.

Manastirin së shpejti do ta vizitojnë edhe delegacion i lartë francez, ndërsa presim dhe hyrjen e ndërmarrjeve franceze në këtë qytet, informoi ambasadori Thimonier, pas takimit me kryetarin e komunës, Petrovska në zyrën e tij.

Në takim në mes kryetarit të komunës së Manastirit dhe mysafirët e lartë francez, deputeti Bertran Sor tha se dëshirojnë që Maqedonia sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe siç tha punojmë për pritjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat