Zaev: 27 prilli ishte turpi i shtetit, treguam se nuk jemi të tillë

Maqedonia

Zaev: 27 prilli ishte turpi i shtetit, treguam se nuk jemi të tillë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:32
Zoran Zaev

Me rastin e përvjetorit nga incidenti i dhunshëm në Kuvend më 27 prill, kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se nga kjo ngjarje e cila ka qenë e turpshme për qytetarët dhe shtetit, duhet të nxjerrim mësim që asnjëherë më të mos përsëritet.

I pyetur nëse beson në zgjidhjen ligjore për këtë rast, ai ka shtuar se personat që kanë gabuar përpara ligjit do të nxirren përpara sistemit të drejtësisë, në pajtueshmëri me provat.

“Opinioni ishte dëshmitar i tërë ngjarjes dhe jam i sigurt se sistemi i drejtësisë nuk do ta fshehë dhe do të sjellë vendim të drejtë dhe ligjor. Kjo datë duhet që të shënohet për shkak të gjeneratave të reja me të cilët dërguam porosi që të mos përsëritet”, u përgjigj Zaev në konferencën e sotme për shtyp të Qeverisë, në të cilën është nënshkruar marrëveshja me UNDP, për programin vjetor për punësim.

Ai shtoi se, si shtet, nga kjo ngjarje kemi dalë më serioz dhe më të matur, edhe sot, ashti siç potencoi Zaev, botës i kemi dërguar porosi se turpërohemi nga ajo ditë dhe ne si popull nuk jemi të tillë, por jemi vend miqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat