Seanca e radhës për dhunën ndaj Selës do të mbahet në përvjetorin e ngjarjeve të 27 prillit

Maqedonia

Seanca e radhës për dhunën ndaj Selës do të mbahet në përvjetorin e ngjarjeve të 27 prillit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:46
Ziadin Sela

Seanca e radhës për tentim-vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela do të mbahet të premten (27 prill), ditë që përputhet me përvjetorin e ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend, në të cilën do të shikohen video incizimet dhe fotografi nga ngjarjet e përgjakshme.

Në seancën e sotme avokati i Ziadin Selës, tha se Sela ndodhet në SHBA dhe se gjithë dokumentacionin mjekësor e kanë kërkuar për hetimet që duhet të bëjnë.

“Incizimet rëntgen i ka ai dhe për momentin ai nuk ndodhet në Maqedoni. Njoftoj gjykatën se ai nuk do të mund të kthehet as në seancën e radhës”, ka thënë avokati i Selës.

Mbrojtja dha pëlqimin që dokumentacioni mjekësor nuk duhet lexuar veç e veç dhe të regjistrohet vetëm në procesverbal.

Seanca e sotme në Gjykatën Penale filloi me dy orë vonesë, për shkak të mos-sjelljes së të akuzuarit Çej Georgievskit nga arrestimi shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat