Elezi: Mbështetje nga FMN në përforcimin e politikës financiare të vendit

Maqedonia

Elezi: Mbështetje nga FMN në përforcimin e politikës financiare të vendit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:53
Shiret Elezi priti në takim pune përfaqësues të lartë të Fondit Monetar ndërkombëtar

Sot në hapësirat e Ministrisë së financave zëvendës ministri i financave Shiret Elezi priti në takim pune përfaqësues të lartë të Fondit Monetar ndërkombëtar z-ri John Noregard dhe z-ri Roberto Schatan, specialistë për politikën tatimore departamenti për politikë fiskale ndërkombëtare pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në mbledhje u diskutua për sistemin tatimor aktual veçanërisht i pushtetit vendor dhe përforcimi i politikave tatimore për buxhetet komunale, përforcimin e sistemit financiar për komunat e vendit me qëllim rritjes së shërbimeve cilësore për qytetarët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat