LSDM: Mickoski të përgjigjet për keqpërdorimet gjatë udhëheqjes me ELEM-in

Maqedonia

LSDM: Mickoski të përgjigjet për keqpërdorimet gjatë udhëheqjes me ELEM-in

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:02
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili akuzoi se Qeveria e Zoran Zaevit vazhdon të gënjejë.

Nga LSDM kërkojnë që Mickoski të mos ikë nga opinioni, duke u fshehur pas rrjeteve sociale dhe të sqarojë çështjen me marrëveshjet që ka nënshkruar sa ka qenë udhëheqës i kompanisë shtetërore ELEM.

LSDM-ja ju është përgjigjur edhe akuzave të Mickoskit për pagën mesatare dhe minimale, duke shtuar se është fakt që ligji për pagën minimale po jep rezultate dhe se rroga minimale është rritur në krahasim me vitet e kaluara.

“Është e qartë që Mickoski mbetet i angazhuar në politikën e lajmeve të rrejshme, ndarjeve dhe manipulimeve që ishin veçori kryesore e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat