Nimetz: Të dy palët janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, procesi vazhdon

Maqedonia

Nimetz: Të dy palët janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, procesi vazhdon

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:05
Pamje nga takimi

Ndërmjetësuesi i OKB-së në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Maathew Nimetz, pas takimit të përbashkët me shefat e diplomacisë së dy vendeve, Nikolla Dimitroc dhe Nikos Kotzias në Vjenë, tha se kanë pasur diskutim intensiv, në të cilin të dy palët kanë treguar respekt të ndërsjellë.

“Të dy palët janë të vendosura që të gjejnë zgjidhje dhe procesi do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, tha Nimetz pas takimit që u mbajt në zyrën e OKB-së në Vjenë.

Ndërsa ministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, pas takimit nuk dhanë deklaratë për media.

Kurse kryeministri Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme deklaroi se pret që të bëhet një hap përpara në takimin e sotëm në Vjenë.

Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, sot ka deklaruar se Athina gjatë bisedimeve ka bërë lëshime, ndërsa tani është radha e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat