Mitko Çavkovit liria i ka kushtuar 600 mijë euro

Maqedonia

Mitko Çavkovit liria i ka kushtuar 600 mijë euro

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:01
Mitko Çavkov

Liria e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka kushtuar 600 mijë euro.

Kjo ka qenë vlera e pasurisë së patundshme që Çavkov e ka dhënë si garanci, që të del nga paraburgimi.

Nën garancë është vendosur edhe shtëpia e tij, por edhe toka e cila është në emër të familjes së tij.

Përndryshe, gjykatësit e Gjykatës Penale pranuan garancën e tij dhe vendosën që në vend paraburgimit t’i merret vetëm pasaporta, si masë e përkujdesit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat