Procesi arsimor në Manastir në kolaps, shkollat me borxhe mbi 4 milionë euro

Maqedonia

Procesi arsimor në Manastir në kolaps, shkollat me borxhe mbi 4 milionë euro

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:11
Natasha Petrovska

Me kërkesë të koordinatorit të partisë opozitare OBRM-PDUKM, Borçe Dimitrovski, kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska, sot në seancën e këshillit komunal, më shumë se dy orë ishte duke u përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve. Një nga akuzat kryesore të opozitës është se procesi arsimor në Manastir është në kolaps.

Petrovska, lidhur me këtë akuzë u përgjigj se “arsimi i trashëguar që është në kolaps, tani po kthehet në jetë”.

Para se të fillojë seanca e sotme në Komunën e Manastirit, erdhën edhe përfaqësuesit e trupit koordinues të të punësuarve të arsimit që u shkarkuan. Ata pohojnë se tashmë një muaj po kërkojnë takim me kryetaren, por se kanë hasur në vesh të shurdhër.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit, Valentin Gruevski, të larguarve nga puna, u tha se janë shkarkuar për shkak të skadimit të marrëveshjeve të tyre të punës. OBRM-PDUKM-ja opozitare sot kërkoi edhe dorëheqje nga kryetarja Petrovska.

Deri këtë përplasje mes pushtetit dhe opozitës në nivel lokal në Manastir, erdhi në seancën ku në rend dite ishin llogaritjet përfundimtare të shkollave të mesme dhe ato fillore për vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat