RDM kundër uljes së akcizës: Të ulet përdorimi i dizelit në vend

Maqedonia

RDM kundër uljes së akcizës: Të ulet përdorimi i dizelit në vend

Më: 25 prill 2018 Në ora: 23:50
Ilustrim

Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) është kategorikisht kundër kërkesës së publikuar të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM për zvogëlimin e akcizës të derivateve të dizelit.

Sipas tyre, rritja e akcizave për tre denarë, e sjellë këtë vit, tregon një metodë të mirë për destimulimin e përdorimit të derivateve të dizelit, që është një masë ekologjike.

Nga RMD theksojnë se në vitet e fundit, ndotja e ajrit në Maqedoni ka arritur normën më të lartë, ndërsa Shkupi dhe Tetova janë në krye të listës si qytete më të rrezikuara në Evropë.

Ata shtojnë se për sigurimin e jetës së shëndetshme dhe qytetarë të shëndetshme, Maqedonia duhet të ndjek trendin evropian të tranzicionit nga dizeli tek veturat elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat