Padi penale për shtatë persona, mashtruan me projektin e ujësjellësit në Kavadar

Maqedonia

Padi penale për shtatë persona, mashtruan me projektin e ujësjellësit në Kavadar

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Veles bën të ditur se janë kallëzuar penalisht I.A (45), M.P (51), D.T (66), që të gjithë nga Kavadari, si edhe D.K (49), L.G (62) dhe V.T (46), që të gjithë nga Shkupi, dhe S.S (47), nga Mrezhiçka.

Personat e lartpërmendur akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, duke dëmtuar kështu buxhetin shtetëror dhe atë të NP “Komunalec” të Kavadrit, për 3.402.861 denarë, ose mbi 55 mijë euro.

Që të gjithë janë të përfshirë në mashtrime në lidhje me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Kavadar, në periudhën 2013-2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat