Sinadinovska: Më shumë se çështja e emrit, shqetësues është fati i procesit të reformave

Maqedonia

Sinadinovska: Më shumë se çështja e emrit, shqetësues është fati i procesit të reformave

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:11
Katarina Sinadinovska

Gazetarja Katarina Sinadinovska, e cila është njohëse e mirë e kontestit maqedono- grek për çështjen e emrit, në një prononcim për Zhurnal thotë se Maqedonin më shumë se sa zgjidhja e çështjes së emrit duhet ta shqetëson e ardhëmja e procesit të reformave.

"është fakt se Qeveria e Maqedonisë menjëhërë pas marrjes së pushtetit vendosi një kurs të ri në politikën e jashtme duke intensifikuar kontaktet me fqinjët dhe i është përkushtuar punës për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura. Shoh se me Bullgarinë kjo politik ka suksese, me Greqinë procesi ende vazhdon. është krjuar përshtypja se e gjithë energjia e Qeverisë është drejtuar në këtë problem, duke pasur parasysh se kjo çështje na shpie drejt BE-së dhe NATO-s, krijon një përshtypje të re e theksuar nëpërmjet dilemës çfarë nëse kjo dështon?", thotë për Zhurnal, Katarina Sinadinovska, gazetare.

Sipas saj, procesi i bisedimeve vazhdon, shoh dhe analizojë se po zhvillohet një proces serioz i bisedimeve nëpërmjet kontakteve intenzive në nivel të ministrave, por edhe në nivel të komisioneve të diplomatëve. 

"është fakt se dallimet kyçe janë ende të pranishme, edhe përkundër numrit më të madhë të dallimeve të tejkaluara, e të cilat janë larguar nga i ashtu quajturi "paketë" i dallimeve. Besoni se askush, as në vendin tonë e as në Greqi, veçanërishtë në sektorin e medias nuk mund të jep vlerësim se kur do të mbyllet kjo çështje e ehapur midis dy shteteve. Thjesht ky proces është shumë i komplikuar dhe vlerësojë se edhe mediat duhet më pak të shpekulojnë dhe të bëjnë propagandë me këtë çështje", thekson Sinadinovska.

Nga ana tjetër, shton më tej, Sinadinovska, ajo që të gjithëve si qytetarë të Maqedonisë duhet të na shqetëson më shumë se e arshmja e çështjes së emrit është e ardhmja e procesit të përgjithshëm të reformave. 

"Për një pjesë të madh prej tyre, nuk është i nevojshme as hyrja formale në BE dhe në NATO, dhe skenari më i keq është që të vijmë në situatëqë integrimin e vonuar ta shfrytëzojmë si alibi për mos përmbushjen e detyrave të shtëpisë. Procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit duhet të zhvillohet paralelisht me paktetat e reformave, të cilat në asnjë mënyrë nuk përfundojnë me votimin e tyre në Parlament, së bashkumme opozitën", vlerëson ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat