Gerberich: Kyçe janë reformat dhe dialogu qeveri-opozitë në Maqedoni

Maqedonia

Gerberich: Kyçe janë reformat dhe dialogu qeveri-opozitë në Maqedoni

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:47
Ambasadori gjerman Thomas Gerberich

Ambasadori gjerman Thomas Gerberich, në kuadër të integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë mendon se jo vetëm që ka dritë në fund të tunelit, por ato janë saktë të drejtuara, ndërsa rolin kyç e kanë proceset reformuese.

Ai theksoi se Qeveria gjatë vitit të kaluara ka arritur sukses të madh, ndërsa dëshmi për këtë është rekomandimi nga Komisioni Evropian për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Sipas tij, reformat me patjetër të zbatohen, me përfshirjen e të gjithë shoqërisë dhe të kthehet besimi në institucione të cilat duhet të punojnë në kuadër të mandatit të tyre, duke respektuar të drejtën dhe duke tejkaluar standardet më të larta profesionale. Vetëm atëherë mund të themi me siguri se procesi i reformave ka arritur në këtë vend.

“Kyçe është që proceset reformuese të jenë gjithëpërfshirëse. Opozita me patjetër të jetë e përfshirë si pjesë kyçe në funksionimin e demokracisë. Dialogu politik konstruktiv në mes Qeverisë dhe opozitës duhet të tejkalon të gjitha dallimet politike për funksionimin e një demokracie parlamentare. Duhet kohë për të sjellë të gjitha reformat dhe për t’i zbatuar të gjitha kërkohet angazhim, tha Gerberich sot në konferencën “Maqedonia: Integrimi Euro-atlantik, sfidat e reja dhe mundësitë” çka u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat