Vajgëll jep shpresë për fillimin e negociatave

Maqedonia

Vajgëll jep shpresë për fillimin e negociatave

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:09
Ivo Vajgëll

Besoj që Bashkimi Evropian do të jep dritë të gjelbër që Maqedonia t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në strukturat evropiane.

Kështu ka thënë Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll në një intervistë për MIA-n. Por, ai ka thënë se për këtë çështje duhet të vendosë Këshilli Evropian.

“Unë besoj se puna ka shkuar mjaft larg që të mos mund të vendoset në pikëpyetje. Sigurisht, kjo varet, në masë të madhe, nga suksesi i negociatave me Greqinë për emrin. Dhe këtu, negociatorët na mbajnë në pasiguri për një marrëveshje konkrete. Unë mendoj se në këtë situatë nuk është ide e mirë që të publikohen informacione të njëanshme që çorientojnë. Është më mirë që negociatorët të negociojnë në diskrecion”. ka thënë Ivo Vajgël, Raportues i KE-së për Maqedoni.

Ai ka komentuar situatën politike në Maqedoni, duke thënë se partitë duhet të jenë të vetëdijshme për momentin historik ku gjendet vendi dhe të tejkalojnë ndarjet.

“Që Maqedonia të hyjë në një fazë kredibile të demokracisë duhet të ndalohet me atë dëshirë që në cdo kohë të garohet. Nuk është gjithmonë atmosferë parazgjedhore, nuk është gjithmonë kohë zgjedhjesh. Kur fitohen ose humben zgjedhje duhet të thuhet ‘ja tani ka përgjegjësi ai që ka formuar qeveri’, dhe tu jepet mundësi qytetarëve të marrin frymë dhe të relaksohen”, ka vazhduar Ivo Vajgël, Raportues i KE-së për Maqedoni.

Vajgëll ka folur edhe për procesin Zhan Mone i cili duhet të mbahen më 17 dhe 18 maj në Ohër. Sipas tij, ky proces duhet të kuptohet si një vazhdim i përpjekjeve për të arritur konsensus, për marrëveshje demokratike madje edhe për t’u njohur edhe më mirë anëtarët e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat