Maqedoni, dënim 3 mijë euro për punëdhënësit që shkarkojnë gratë shtatzëna

Maqedonia

Maqedoni, dënim 3 mijë euro për punëdhënësit që shkarkojnë gratë shtatzëna

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Gratë shtatzëna në Maqedoni që janë në marrëdhënie pune do të mbrohen nga ligji. Kompanitë të cilat do t’i pushojnë nga puna gratë shtatzëna do të dënohen me tre mijë euro dhe do të detyrohen t’i kthejnë në punë.

Shumë shpesh në vend mbi gjininë femërore bëhet diskriminim dhe kandidatëve për punë ju kërkohen përgjigje që nuk janë të shkruara asnjëherë në letër ose në konkursin e shpallur dhe janë të lidhura me intimitetin e tyre – nëse janë të martuar, a kanë në plan të martohen, a kanë fëmijë, nëse planifikojnë të lindin fëmijë.

Me ligj ndalohet që punëdhënësit të kërkojnë nga kandidatet test të shtatzënisë, pavarësisht nga lloji i vendit të punës.

Në një anketë të realizuara nga femrat, 22 përqind prej tyre kanë deklaruar se ata ishin pyetur nga punëdhënësi nëse planifikonin të lindnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat