Në Shkup u protestua kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Në Shkup u protestua kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 08:51
Shkup

Nën organizimin e Rrjetit Koordinues Maqedonas (RKM), një numër i madh qytetarësh mbrëmë protestuan në Shkup kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Ata u shprehën për ndërtimin e një mburoje të gjallë përmes së cilës nuk do të kalon asnjë riemërim të shtetit.

Organizatorët thanë se ky është paralajmërimi i fundit para organizimit të padëgjueshmërisë qytetare, për të paraburgosurit e akuzuar për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar.

Ata adresuan kritika edhe për ndërmjetësuesin Matthew Nimetz, për të cilin thanë se është një diplomat i harxhuar, që tashmë 27 vite ushqehet me dinjitetin dhe paratë e maqedonasve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat