Kuvelis: Nga Shkupi varet nëse do të ketë zgjidhje

Maqedonia

Kuvelis: Nga Shkupi varet nëse do të ketë zgjidhje

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:19
Fotis Kuvelis

Nuk mund të them kur do të ketë marrëveshje përfundimtare që rasti tani tashmë është te Shkupi, thotë ministri alternativ i Mbrojtjes së Greqisë, Fotis Kuvelis, në intervistën për ERT-në shtetërore greke.

Kuvelis thotë se Greqia, përmes Nikos Koxiasit, e ka paraqitur pozicionet dhe kushtet greke për zgjidhje thelbësore, ndërsa vendimet duhet t’i marrë Shkupi.

“Nëse më pyetni nëse mund të caktoj datë përfundimtare, nëse do të arrihet marrëveshje, do t’u them se nuk mund të jap dhe nuk mund të them, sepse rasti tani ndodhet te IRJM-ja”, tha Kuvelis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat