Thaçi – Xhaferi, bisedojnë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Maqedonia

Thaçi – Xhaferi, bisedojnë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:21
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinje”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat