Spasovski: Ngjarjet e 27 prillit, mësim se punët duhet të vihen në binarë

Maqedonia

Spasovski: Ngjarjet e 27 prillit, mësim se punët duhet të vihen në binarë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:31
Oliver Spasovski

Zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vunë në pah keqpërdorimet e Ministrisë së Brendshme për qëllime partiake. Ato nuk do të ndodhnin sikur të ekzistonte kontroll i pavarur ndaj ministrisë, për çka reformat tanimë janë në rrjedh e sipër dhe disa zgjidhje ligjore veçmë janë miratuar ndërsa disa të tjera janë në procedurë parlamentare, kështu u shprehën pjesëmarrësit në debatin “Avokati i Popullit mes kompetencave sociale dhe kapaciteteve: kontroll i jashtëm qytetar ndaj punës së policisë”, që sot u mbajt në Shkup.

“Shumë punë do të ishin më ndryshe dhe ndoshta nuk do të ndodhte 27 prilli i vitit 2017 në rast se do të ekzistonte kontroll i pavarur mbi Ministrinë e Brendshme dhe në rast se do të ekzistonin standarde të cilat ne do ti respektonim”, tha Oliver Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat