Kosova dhe Maqedonia forcojnë bashkëpunimin në mbikëqyrjen policore

Maqedonia

Kosova dhe Maqedonia forcojnë bashkëpunimin në mbikëqyrjen policore

Më: 27 prill 2018 Në ora: 16:49
Pamje gjate takimit

Ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive e Inspektoriatit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë, zhvilloi disa takime zyrtare në Republikën e Maqedonisë me homologët për fushën e mbikëqyrjes policore.

Sipas një komunikate, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal, në takimin e përbashkët me homologun nga Republika e Maqedonisë, Dejan Andonov, u dakorduan për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve të mbikëqyrjes policore.

Delegacioni nga IPK-ja gjithashtu u prit në takim edhe nga zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i cili u dha përkrahje agjencive dhe u zotua për mbështetjen në rritjen e bashkëpunimit bilateral në fushat më rëndësi të përbashkëta.

Konkluzion i këtyre takimeve ishte formalizmi i bashkëpunimit më anë të një marrëveshje bashkëpunimi që do të nënshkruhet në mes të ministrave përkatës, si akt e cili do të jetë pikënisje e bashkëpunimit konkret në shkëmbim të informacioneve, aktivitet të përbashkëta inspektuese dhe fusha tjera me rëndësi reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat