Zaev: 27 Prillin është fotografia e dhunës, diçka prej të cilës të gjithë turpërohemi

Maqedonia

Zaev: 27 Prillin është fotografia e dhunës, diçka prej të cilës të gjithë turpërohemi

Më: 27 prill 2018 Në ora: 18:11
Pamje nga intervista

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë ekskluzive për emisionin "INSIDE" që transmetohet në ZhurnalTv ka folur pa doreza me rastin e një vjetorit të ngjarjeve të "27 Prillit" që tronditën opinionin e bredshëm dhe të jashtëm, por jo vetëm kjo ngjarje u cilësua edhe si shkelje e të gjitha normave demokratike dhe sulm ndaj tempullit të demokracisë e që në këtë rast është Parlamenti.

INSIDE: Z. Zaev, si filloi ajo ditë për ju, a keni patur ndonjë ndjenjë se do të ndodhë ajo që ndodhi në 27 Prill?

Zoran Zaev: Mirë, dita filloi sikur edhe ato 31 ose 32 ditë të debatit në Kuvendin e ngecur bukvalisht nga Qeveria në largim, e cila e shikonte sikur mjet për të parandaluar dorëzimin  e Qeverisë. Në Maqedoni shumica parlamentare është e formuar , qartë dhe zëshëm, ajo është e raportuar dhe ngjashëm. Supozonim se kur do të vendosim që ta sjellim përfundimisht vendimin, në përputhshmëri me rregullat e procedurës, edhe atë deri te salla plenare. Kishte spekulime të bëhet në ndonjë tjetër sallë të Kuvendit, a po në “ASHAM”, në Fakultetin Juridik dhe ngjashëm, ne nuk shihnim arsye për atë. Vendimi ishte që vendimi të sillet aty ku vendoset, ajo është në plenumin në  Kuvend. 

Supozonim se është e mundur të ndodhë  dhunë e caktuar, por nga dikush i sigurimit të brendshëm, ndoshta deputet me deputet, ka pasur më herët, shohim në kuvendet tjera. Dhe me rëndësi  na ishte ta mbajmë maturinë. Për atë ishim të kthyer, siç i kanë parë qytetarët fotografitë, këtu me butësi , ishim të përgatitur që të ndalojmë, pas një ore përsëri të vazhdojmë nëse ka nevojë, por as që na ka shkuar mendja, deri aty, se dikush në prapavi ka shpikur skenar, ka bërë komunikim  me brendinë e Kuvendit, si të hapen dyert, si t’i drejtojnë njerëzit, të na gjejnë aty ku jemi, dhe bukfalisht të zbatojnë skenar, me dëshirë për likuidim të deputetëve të cilët janë brenda. 

Ashtu që vetëm pak të supozonim se ajo është e mundur, ne nuk do ta bënim atë, do ta anulonim në një kohë më të qetë, ndoshta do të vuante shteti për atë se nuk ka të zgjedhur kryetar të Kuvendit të Qeverisë. Por askush nuk do të hynte në një situatë të tillë kamikaze, nëse e di se është i qëllimshëm me jetën e anëtarëve të shtëpisë demokratike  më të lartë të shtetit, ajo është e Kuvendit të Maqedonisë.

INSIDE: Cila është fotografia e parë e cila ju paraqitet para syve, kur përmendet 27 Prilli?

Zoran Zaev: Fotografia e parë është, fotografia e dhunës. Për fat të keq është diçka prej të cilës të gjithë turpërohemi, kur ndodhë në Maqedoninë tonë,  dhe ajo është ajo fotografi. Është për të ardhur keq se në tempullin e demokracisë, u dërguan fotografi të tilla për Maqedoninë në atë kohë,ja  nga pikëpamje e sotme, një vit  pas asaj, jam shumë i gëzuar që ajo fotografi është shumë e përmirësuar, por fotografia e parë e cila sa herë që e themi 27 Prillin, viti 2017, është fotografia e dhunës, fotografia e puçit, të marrjes së dhunshme të kontrollës ndaj institucioneve të sistemit, edhe pse qytetarët qartë formuan shumicë parlamentare, duke votuar në zgjedhjet parlamentare, ashtu që e kam të qartë që kjo sfidë, ishte për të mos u përgjigjur para gjykatave, vetëm ajo është motivimi i justifikuar, që dikush kështu të organizoj asgjë, por në të njëjtën kohë e kam më shumë se të qartë se deputetët ngelën të matur, të gjithë ata të cilët ishin cak të asaj dhunë  gromoroze e cila ndodhi, në emër të ardhmërisë së shtetit, në emër të demokracisë, në emër të vlerave Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat