Humb jetën shkupjani në një aksident me traktor

Maqedonia

Humb jetën shkupjani në një aksident me traktor

Më: 28 prill 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

60-vjeçari nga Shkupi ka ndërruar jetë në një aksident me traktor në fshatin Kovaç, në Makedonski Brod.

Siç informojnë nga MPB, M.S (60) nga Shkupi duke drejtuar traktorin në rrugë malore, ka humbur kontrollin dhe traktori është përmbysur, ndërsa nga lëndimet M.S ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e tij, ndërsa hetime kanë kryer ekipi i stacionit policor të Makedonski Brod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat