Ndërtimi i rrugëve do të rrisë zhvillimin ekonomik

Maqedonia

Ndërtimi i rrugëve do të rrisë zhvillimin ekonomik

Më: 29 prill 2018 Në ora: 18:30
Ilustrim

Rritja e Prodhimit Bruto Vendor do të arrihet vetëm përmes investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Ky është qëndrimi i kryeministrit Zaev. Sipas tij, dimrin e kanë shfrytëzuar për përgatitjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme për riparim dhe ndërtim të akseve ekzistuese dhe të reja, për të cilat Qeveria planifikon të shpenzojë 270 milion euro. Gjithashtu përgatitet lidhje përmes hekurudhës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë me ndërtimin e hekurudhës Kërçovë- Lin. Nëse realizohen 60% nga projektet e planifikuara kapitale, Maqedonia do ta arrijë rritjen e projektuar ekonomike prej 3.2% për këtë vit. Ndërsa zv/kryeministri Angjushev konsideron se nevojitet zbatim i shpejtë i projekteve të planifikuara.

E para është, a duam zbatim të shpejtë të investimeve kapitale dhe projekteve dhe nëse ato janë të papërgatitura teknikisht dhe janë bërë me marrëveshje të dobët, në fund të rezultojnë me shpenzime dhe anekse prej 30 deri 40%, që në fund do t’i paguanin qytetarët. Ose mund të presin, t’i rregullojmë siç duhet, që mos të kemi probleme gjatë zbatimit dhe të punojmë në mënyrë ekonomike – Koço Angjushev – zv/ kryeministër për çështje evropiane.

Kryeministri në një intervistë për radion Evropa e Lirë shprehet se nuk heq dorë nga premtimi parazgjedhor se në portën triumfale në qendër të Shkupit do të vendosë matës i cili do të numërojë shumën e parave të vjedhura dhe të kthyera. Zaev shton se fillimisht do t’i presë vendimet gjyqësore për ata ndaj të cilëve tashmë ka dyshime se kanë shpërdorur fondet shtetërore.

Nga xhepi do të paguaj një matës i cili kushton prej 5 mijë deri 6 mijë euro, tashmë e konfirmova çmimin dhe i njëjti do të vendoset në Portën Triumfale. Kjo jo për shkak të egos sime, por të mbetet si kujtim për gjeneratat e ardhshme se si nuk duhet të punohet – deklaroi Zoran Zaev.

Zaev u lëvdua se për dhjetë muaj janë firmosur dhjetë marrëveshje me investitorë të huaj, ndërsa në mënyrë plotësuese tetë kompani kanë marrë vendim që të investojnë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat