Ligji për përdorimin e gjuhëve është “i vdekur”

Maqedonia

Ligji për përdorimin e gjuhëve është “i vdekur”

Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:02
George Ivanov

Ligji për përdorimin e gjuhëve është “i vdekur”. Presidenti Ivanon refuzon të dekretojë ligjin, sepse gjatë miratimit të tij nuk është respektuar procedura parlamentare.

Sipas asaj që tha javën e kaluar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kuptohet se ligji nuk do të zbatohet derisa në detyrë është kryetari Ivanov, i cili mbaron mandatin vitin e ardhshëm. Sipas tij, Ivanovi s’mund të thirret në përgjegjësi, sepse shumica parlamentare nuk ka shumicën e dy të tretave të votave në Kuvend për shkakrimin e tij nga funksioni.

Se miratimi i ligjit të gjuhëve ka qenë një manipulim i partive në pushtet e ka kuptuar edhe faktori ndërkombëtarë, i cila ka nisur të ndyshojë qëndrimin ndaj tij. Qëndrimi i presidentit Ivanov se gjatë miratimit të ligjit është shkelur rregullorja e Kuvendit, pasi debat për amandamentet e opozitës dashur të ketë, është përcjell edhe tek ndërkombëtarët.

Eksperti amerikan Daniel Server, gjatë qëndrimit në Maqedonia javën e shkuar për mediat ka deklaruar se ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, por ka vërejtur se ligji mund të përçajë qytetarët më vija etnike.

 “Nëse shteti e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, mendoj se do të ndihmojë, por gjithashtu mendoj se do të shkaktojë frikë tek maqedonasit. Pra, ju duhet të përmbushni dëshirën e shqiptarëve për të pasur lidhje më të ngushtë me shtetin dhe ju duhet të largoni frikën e maqedonasve dhe ka mënyra për ta bërë atë, ju jeni njerëz të mençur dhe mendoj se do të gjeni mënyrë për ta bërë atë”- thekson eksperti, Daniel Server.

Server ka thënë se për të është e paqartë se si do të zgjidhjet çështja e zbatimit të ligjit të gjuhëve.

“Populli maqedonas është gjithashtu një popull që ka kryer një hap prapa nga pragu i katastrofës vazhdimisht dhe unë kam shumë besim se ju do të gjeni zgjidhje nëse i kërkoni ato” -thotë eksperti amerikan.

Votimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve pa diskutuar amandamentet e VMRO-DPMNE-së, të cilat u propozuan në bazë të vërejtjeve të presidentit, solli  rezultatin momental, një ligj i cili nuk mund të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe rrjedhimisht nuk mund të hyjë në fuqi, sepse i njëjti nuk dekretohet nga presidenti.

Se procedura për sjelljen e këtij ligji nuk është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit nuk e thotë vetëm opozita, por edhe një pjesë e deputetëtve të shumicës parlamentare, konkretisht të LSDM-së, të cilët ditën e votim, nuk e votuan ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat