LSDM: Afati për realizimin e parkut në Karposh 4, është nga viti 2018 deri më vitin 2020

Maqedonia

LSDM: Afati për realizimin e parkut në Karposh 4, është nga viti 2018 deri më vitin 2020

Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së se kryetari, Stefan Bogoev nuk i ka përmbushur premtimin për ndërtimin e parkut në Karposh 4. Nga atje thonë se afati për realizimin e parkut të theksuar është nga viti 2018 deri më vitin 2020.

“Gjatë kësaj periudhe kohore edhe në vetë programin (faqja 21) dhe janë marr hapat në kuadër në plotësimin e dokumenteve për fillimin e aktiviteteve për ndrërtimin e parkut të madh. OBRM-PDUKM të mos e lexojë programin në mënyrë selektive por në të tërin”.

Në program mund ta lexoni dhe premtimet për subvencionimin për blerjen e biçikletave në Karposh, një masë që tashmë është duke u zhvilluar nën realizimin e komunës, për të cilën 300 mijë denarë janë ndarë nga buxheti i Komunës së Karposhit dhe kjo është pranuar me kënaqësi nga qytetarët e karposhit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat