Ligji për energjetik, për arsim të lartë dhe barna para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Ligji për energjetik, për arsim të lartë dhe barna para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:22
Kuvendi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot dot mbaj seancën e 45-të.

Në rendin e ditës janë propozim ligjet për të huaj, për energjetik, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore, Ligji për punësim të personave me aftësi të kufizuar, të gjitha në lexim të parë.

Në leximin e dytë në rend të ditës janë propozim ligji për arsim të lartë, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për siguri dhe komunikacion të rrugëve, të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të Ligjit për klasifikim të informatave.

Me procedurë të shkurtuar në rend të ditës janë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për revizion, të Ligjit për letrave me vlerë, të Ligjit për zyrë kreditore, të Ligjit për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial.

Në Kuvend do të debatohet edhe për marrëveshjen e shkruara në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë Propozimin për zgjedhjen e një anëtari jo ekzekutiv të Këshillit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat