Policia gjatë festës së 1 majit ka dënuar 121 vozitës në Shkup

Maqedonia

Policia gjatë festës së 1 majit ka dënuar 121 vozitës në Shkup

Më: 2 maj 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Policia rrugore mbrëmë, për festën e 1 majit, nga ora 15:00 deri më 23:00 ka dënuar 121 vozitës për tejkalim të shpejtësisë, vozitjes së veturës nën ndikim të alkoolit dhe për thyerje tjera të ligjit, theksojnë nga MPB.

Nga ato, 88 vozitës janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë, 11 janë dënuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 22 vozitës janë dënuar për thyerje të ligjit në komunikacion dhe ligjit për siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat